Connect with us

Lajme

Në kohën e gabuar, në vendin e gabuar! Zbërthehet banda kriminale shqiptare që i mori jetën gabimisht bashkëkombësit të saj

Publikuar

më

Një natë terrori ishte ajo që përjetuan banorët e Nea Joni në Athinë, kur plumbat e kallashnikovit i morën jetën gabimisht një 40-vjeçari shqiptar, që ndodhej në kohën e gabuar, në vendin e gabuar.

Pëllumb Islami kishte shkuar në lokalin e lagjes ku banonte, për të pirë një gotë dhe për të parë ndeshjen me miqtë e tij, por një konflikt mes dy grupeve kriminale shqiptare, i mori jetën tragjikisht.

Mediat greke raportojnë se në lokal janë futur 7 persona, të gjithë shqiptarë, dhe kanë nisur të konfliktohen verbalisht me njëri-tjetrin. Dy grupet rivale, (të cilët akuzohet për trafik droge, trafik qeniesh njerëzore, dhe gjobëvënie), duket se nuk janë marrë vesh me fjalë me njëri-tjetrin, dhe njëri prej tyre ka qëlluar 9 herë me armë.

Në prej plumbave ka kapur gabimisht 40-vjeçarin që ndodhej në një tavolinë pranë tyre, duke e lënë të vdekur.

Viktima jetonte dhe punonte në Greqi si hidraulik, ishte i pamartuar, dhe siç raportojnë mediat helene, edhe pse nuk kishte dokumentacion të rregullt, nuk kishte pasur kurrë probleme me policinë.

Menjëherë pas ngjarjes, 7 personat janë larguar me shpejtësi nga lokali, ndërsa në një video shihet momenti kur lëvizin me me një makinë, e cila është gjetur më pas e braktisur.

Autorët kanë mbërritur në vendngjarje me një automjet tip Jeep Mercedes i zi, i cili rezulton se është i vjedhur.

MEGA ka siguruar një video-dokument, në të cilin shihet automjeti me të cilin autorët u larguan nga vendi i ngjarjes pas të shtënave. Dyshohet se pasi kanë braktisur mjetin në fjalë, ata kanë përdorur një automjet tjetër për t’u larguar më pas drejt Shqipërisë.

Sipas MEGA-s, makina e tretë e autorëve, një Jeep, ka mbetur jashtë kafenesë, pasi autorët nuk kanë pasur kohë ta marrin.

Makinat e bandës duket se janë marrë me qira 6 muaj më parë, me ID false nga një kompani e makinave me qira.

Ndërkohë 4 prej tyre janë identifikuar, por vetëm emrat e Erlis Salaj dhe Julian Qose janë bërë publikë.

Tashmë policia ka nisur hetimet e thelluara për identifikimin e anëtarëve të tjerë të bandës, dhe arrestimin e tyre.

Sipas asaj që u zbulua nga mediat greke, autorët janë anëtarë të një bande të përbërë nga 10 persona me origjinë shqiptare dhe janë të njohur nga autoritetet për gjobëvënie, trafik droge dhe qeniesh njerëzore.

Ngjarja ndodhi vetëm dy muaj pas sulmit mafioz në sheshin e Nea Smyrni kur një person i armatosur, nga Shqipëria, hyri në një kafene të mbushur me njerëz dhe qëlloi duke vrarë dy shqiptarë dhe duke plagosur një klient.

Lajme21 minutes ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni1 hour ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri2 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme3 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni4 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri5 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme6 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni7 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri7 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme8 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni9 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri9 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

NA NDIQ NË FACEBOOK