Bota
Ndodh mrekullia/ Pas 129 orësh nën rrënoja, familja me 5 anëtarë nxirret e gjallë në Turqi

Një familje me 5 anëtarë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e tërmetit vdekjeprurës në Turqi.
Babai tha se fëmijët e tij ishin të parët që u çliruan nga rrënojat përpara se ekipet e shpëtimit ta nxirrnin jashtë.
Sipas mediave të huaja, ata u nxorën të gjallë 129 orë pas tërmetit, në një moment që shpresat për të gjetur njerëz të gjallë pothuajse ishin shuar.
Babai theksoi se fëmijët e tij ishin të parët që u çliruan nga rrënojat, përpara se ekipet e shpëtimit ta nxirrnin edhe atë.
Shpëtimi solli shpresë mes “ferrit” të së hënës së kaluar, ditë kur ndodhi tërmetit i fuqishëm me magnitudë 7.8 Rihter, i cili goditi rajonin kufitar Turqi-Siri.
Kujtojmë se më shumë se 25,000 njerëz kanë humbur jetën nga tërmeti që rrëzoi mijëra ndërtesa. Në fakt, autoritetet e OKB-së parashikojnë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të dyfishohet.
Në të njëjtën kohë, të paktën 80,000 njerëz të tjerë janë lënduar dhe ndërsa miliona kanë mbetur të pastrehë.



















