Connect with us

Religjion

Ndihmoje mëkatarin që ta braktisë mëkatin…

Published

on

Ndihmoje mëkatarin që ta braktisë mëkatin, mos e shtyjë më thellë në humnerën e mëkatit!‎

Transmetohet se sahabiu Ebu Derda (r.a.), me një rast kishte kaluar pranë një grupi të ‎njerëzve të cilët ishin mbledhur rreth një njeriu, të cilin po e goditnin dhe po e fyenin. Ai i ‎kishte pyetur:

“Si është puna, pse po veproni kështu?”

Ata ishin përgjigjur:

“Ky horr ka kryer një mëkat të madh, andaj ne po e ndëshkojmë.”

Ebu Derda (r.a.), pyet:

“Nëse ky njeri kishte ra në pus, a do ta nxirrnit dhe shpëtonit?”

Ata thanë: “Sigurisht se do ta nxirrnim nga pusi.”

Atëherë, ai u thotë atyre:

“Pra, mos e fyeni dhe mos e goditni, por këshillojeni, tregoni atij për efektet e dëmshme të mëkatit që ka kryer dhe falënderonie Allahun që ju ka ruajt juve nga ai mëkat!”

Ata, duke u habitur me veprimin e tij, e pyetën:

“Ti a nuk e urren këtë mëkatarin?”

Ebu Derda (r.a.), u përgjigj:

“Unë e urrej veprimin (të keqen) e tij, dhe nëse e braktis atë, ai është vëllai im.”

Në atë moment ata e dëgjuan, atë njeriun të cilin e goditnin për shkak të mëkatit, duke i ‎shqiptuar fjalët e tevbes dhe pendimit.‎

Ky moral i mrekullueshëm, të cilin e zotëronin dhe në të cilin u edukuan sahabët, i ‎mungon një shumice prej nesh. Është shumë më e lehtë, më islamike dhe më efikase, ‎mëkatarin ta këshillojmë në mënyrë të bukur, dhe Allahun ta falënderojmë, që neve na ka ‎shpëtuar nga mëkatet e mëdha dhe shkatërrimtare, sesa mëkatarin ta fyejmë, ta refuzojmë ‎dhe ta shtyjmë edhe më thellë në humnerën e mëkatit.‎

Përkthim: Miftar Ajdini

NA NDIQ NË FACEBOOK

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]