Connect with us

Bota

Mrekullia me emrin Kamilxhan – Pas 119 orëve nën rrënoja, i riu 16 vjeçar nxjeret i gjallë

Publikuar

Një djalë 16-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në qytetin turk të Kahramanmaras, 119 orë pasi një tërmet shkatërrues goditi Turqine dhe Sirinë.

Në skenat dramatike të shfaqura drejtpërdrejt në televizionin CNN Turk, Kamilxhan u nxor në sipërfaqe me një buzëqeshje në fytyrë. Dukej se ishte në gjendje të mirë.

Ekipet e shpëtimit thanë se u nxituan të kontrollonin vendin pasi dëgjuan zërin e tij nën rrënoja.

NA NDIQ NË FACEBOOK