Bota
Mori gjashtë thika në trup, zbulohet si nisi sherri mes dy personave (Detaje)

Mediat kanë mësuar detaje të reja për sherrin me thikë në Vlorë. Burime spitalore konfirmuan se 52-vjeçari Genci Serjani ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ai ka marrë 6 goditje me thikë në trup, ndërsa si autor i dyshuar i ngjarjes është arrestuar Armando Mustafa.
Paraprakisht mendohet se shkak ka qenë një grindje e çastit mes dy personave, ndërsa sipas policisë autori kishte konsumuar edhe alkool.














