Connect with us

Kosovë

Miratohen amendamentet kushtetuese për vettingun në Sistemin e Drejtësisë

Publikuar

Komisioni Ad-Hoc i Kuvendit ka miratuar amendamentet kushtetuese për vettingun në Sistemin e Drejtësisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila është shprehur mjaft e lumtur për këtë miratim.

Ajo ka falënderuar të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në finalizimin e amendamenteve kushtetuese.

“E lumtur që Komisioni Ad-Hoc i Kuvendit të Republikës Kosovës, me unanimitet të plotë ka miratuar amendamentet kushtetuese për vettingun në Sistemin e Drejtësisë.

Falënderoj anëtarët e komisionit, përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë, anëtarët e shoqërisë civile, partnerët ndërkombëtar dhe ekspertët e pavarur për kontribuutin e tyre në finalizimin e amendamenteve kushtetuese”, thuhet në postimin e saj.

NA NDIQ NË FACEBOOK