SKENA
Mesazhi i papritur! Mbrojtësi i Lazios i dërgon një aeroplan shkrimi “Big Brother VIP”

Një nga pjesëmarrësit VIP të Big Brother në Itali, Andrea Maestreli, ka marrë një mesazh të papritur nga një futbollist i Lacios.
Një avion me një mesazh të dërguar nga Luka Pelegrini për Maestrelin, i cili është futbollist dhe njëkohësisht model, ka kaluar mbi shtëpinë e BB VIP në Itali.
Mes Maestrelit dhe Pellegrinit ka pasur një miqësi të ngushtë prej vitesh dhe mbrojtësi duhej t’i thoshte mikut të tij se tashmë ishte bërë pjesë e Lacios. Pjesëmarrësi VIP i BB është shumë i lidhur me Lazion, pasi gjyshi i tij ka qenë trajner i kësaj skuadre dhe e ka drejtuar në sezonin 1973-1974 kur fituan titullin kampion.





















