Lajme
Me pistoletë, kokainë dhe municion luftarak në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona janë vënë në pranga pasi në makinën që po lëviznin në zonën e ish-bllokut iu gjetën armë zjarri dhe kokainë.
Drejtuesi i mjetit 39-vjeçari Elis Xherahu dhe pasagjeri Erdit Tefhasani 31-vjeç u kapën në rrugën “Brigada 8”.
Shërbimet e policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me një krehër, municion luftarak si dhe lëndë narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


















