SKENA
Luizi ‘shpërthen’ pas daljes së Efit dhe paralajmëron banorët

Luiz mesa duket e ka të vështirë të kalojë eliminimin e Efit.
Ky i fundit u largua dje nga shtëpia e Big Brother pas nominimit të Deas, ku në televotim përfshiu Luizin, Efin dhe Kiarën.
Luiz nuk e mbajti dot durimin, duke kërcënuar Deas një sërë kërcënimesh.
Sot në një bisedë mëngjesi me Valbonën, Luizi thotë se nëse Kiara do të kishte dalë nuk e di se çfarë do të kishte bërë.
“Po të kishte dalë Kiara, nuk do të kishin spektakël.
Ndonjëherë më vjen ndërmend t’i them Kiarës që u larguam pak, se nuk jemi bashkë sepse dua t’i bëj një spektakël”, tha Luizi.
Ndërsa Valbona e këshilloi të mos i përdorte ato fjalë si mbrëmë.



















