Lajme
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja epiqendra

Një tërmet me magnitudë paraprake 4.1 të shkallës Rihter u ndje në orën 18:43 minuta të kësaj të marte në Shqipëri. Epiqendra ishte 13 kilometra nga Lushnja dhe 24 kilometra nga Elbasani.
Thellësia e lëkundjeve sipas EMSC ishte 10 kilometra.
Lëkundjet u ndjenë shumë në Lushnje e Elbasan, por edhe në Tiranë./tvklan.al




















