Connect with us

SKENA

“Krisu tani ti dhe ajo p***na jotja”, Amos Zaharia ofendon rëndë Luizin dhe Kiarën.

Publikuar

Që nga hyrja në “Big Brother Vip”, Amos Zaharia gjithmonë ka ngritur zërin kundër ofendimeve dhe kërcënimeve, sidomos nga “artistët” si ai. Vetëm pak ditë më parë, në debatin me Armaldon, Amos e cilësoi atë si një “njeri të artit” që nuk i lejohet të bëjë ofendime dhe gjeste, sipas tij, të ulëta.

Por Amos harron kërcënimet që i kamuflon si “shaka” për të qeshur, të cilat i ka bërë gjatë këtyre javëve me “djegjen e saj me benzinë” apo “duke e lidhur, duke e zhveshur në mal”. Madje së fundmi po qarkullon një video ku në fund të debatit me Luizin, ai shan rëndë këtë të fundit dhe Kiarën.

” Krisu tani ti dhe ajo kurva jote” – dëgjohet të thotë Amos, duke iu referuar Kiarës.

Çfarë deklaroi Amos në debatin me Armaldon, për “elitën” dhe “artistët”?

” Deri ku mund të shkojë një njeri, vetëm për të fituar një lojë. Dhe sa e rëndësishme është kjo lojë, kur përfaqëson një elitë? Ai cenoi dinjitetin e tij, pasi ai veprim nuk mund të bëhet para të gjithë njerëzve. Ka shumë gjëra që dallojnë ne nga kafshët.Në ato kushte nuk do ta bëja kurrë.Luizi ka treguar se nuk ka probleme.Ai mund të bëjë atë që bën, por Armaldo është njeri i artit”- tha Amos.

NA NDIQ NË FACEBOOK