Connect with us

Kosovë

Konfiskohet një armë zjarri në Shtime

Publikuar

Policia e Kosovës në rajonin e Shtimes ka pranuar sot një informacion se në rrugën “Shote Galica”, një person posedon armë zjarri në shtëpinë e tij.

Me të marrë informatën, Policia ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë shkuar në shtëpinë e personit të dyshuar B.M, i moshës 62 vjeçar, i cili ka pranuar se posedon një armë zjarri, të cilën më pas policia e ka konfiskuar.

“I dyshuari, është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore”,thuhet në njoftimin për media.

NA NDIQ NË FACEBOOK