Kosovë
Konfirmon Policia e Kosovës: Vajza që ra nga ndërtesa në Mitrovicë ka ndërruar jetë në QKUK

Një grua e moshës 35 vjeçare sot ka rënë nga banesa e saj në rrugën “Nexhip Dragaj” duke pësuar lëndime të rënda trupore.
Rastin e rëndë e ka konfirmuar për Gazetën Online Veriu.info edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti po ashtu ka njoftuar se gruaja rreth orës 18:00 ka ndërruar jetë në QKUK.
“Sot, rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën ” Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e një ndërtese ka pësuar lëndime trupore viktima rreth 35 vjeçare, femër/ kosovare, e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërsa në ora 18:00, nga QKUK në Prishtinë është raportuar se viktima ka vdekur.Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
Hetuesit policor kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.” – deklaroi Zahiti.






















