Connect with us

Lajme

Këshilltari i Rozeta Hajdarit i kundërpërgjigjet Hykmete Bajramit: Për ty flasin mirë në ministri vetëm ish-këshilltaret që i ke punësuar si shërbyes civil

Publikuar

Deputetja e LDK-së dhe ish ministrja e Tregtisë dhe Industrisë  Hykmete Bajrami sot hodhi akuza të ashpra ndaj qeverisë Kurti duke e akuzuar për mos punë dhe rezultate të dobëta në qeverisje.
Deputetja Bajrami e cila në qeverinë Mustafa  ishte ministre e Tregtisë dhe Industrisë (2014-2017) akuzoj edhe ministren e tanishme të kësaj ministrije Rozeta Hajdari se ka dështuar në realizimin e shumë punëve në këtë ministri ajo tha se gjatë kohës sa ishte ministre në këtë ministri ka bërë punë të mëdha dhe se të gjithë flasin mirë për të.
Këshilltari i ministres Hajdari, Kushtrim Dakaj ka reaguar përmes një postimi në facebook duke thën se për ish-ministren Hykmente  Bajrami në Ministrinë e Tregtisë flasin mirë vetëm ish këshilltaret e kabintetit të saj që i ka rehatuar duke i punësuar si shërbyes  civil në këtë ministri,

“Hykmete Bajrami për ty në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, mirë flasin vetëm ish anëtaret e kabinetit të juaj që janë punësuar si shërbyes civil” ka shkruar Dakaj në reagimin e tij.

Sipas burimeve të KosovaNews bëhet fjalë për Merlinda Ramaj që dikur ka qenë  asistente  e ish-ministres Hykmete Bajrami në Ministristrinë e Tregtisë dhe Industrisë në qeverinë e Isa Mustafës.

Në kohën kur ishte rrëzuar qeveria Mustafa në vitin 2017 ministrja e asaj kohe  Hykmete Bajrami e kishte rehatuar asistenten e saj duke e punësuar si staf të rregullt  në pozitën  zyrtares ligjore në këtë ministri. Në qeverinë KURTI I deputetja Bajrami ishte emëruar Ministre e Arsimit dhe përsëri e kishte marrë pas vete si këshilltare znj. Merlinda Ramaj duke ia  ngrirë pozitën e saj në Ministrinë e Tregtisë. Të njëjtën gjë Hykmete Bajrami e kishte bërë edhe kur ishte emëruar Ministre e Finacave në qeverinë e Avdullah Hotit duke e bërë këshilltare znj.Ramaj .

Pas rrwzimit tw qeverisw Hoti,  Merlinda Ramaj  është kthyer përsëri në MINT e punësuar si staf civil dhe punon si zyrtare ligjore përgjegjëse për sinjalizim.

Merlinda Ramaj gjatë kohës sa ishte këshilltare dhe asistente e ministres Hykmete Bajrami

NA NDIQ NË FACEBOOK