Connect with us

SKENA

Këngëtarja e njohur del me njoftimin e papritur/ Vendimi merret pas dramës me gruan e ish-të dashurit…

Publikuar

më

Me një njoftim më TikTok, Selena Gomez njofton ndjekësit e saj që do të shkëputet nga çdo rrjet social. Sipas saj, në moshën 30-vjeçare bëhesh shumë e vjetër për të qenë aktive në rrjetet, të cilat janë shtuar shumë dhe menaxhimi të merr kohë.

Vendimi vjen si pasojë e një drame të ndodhur TikTok që përfshiu gruan e ish të dashurit të saj, Justin Bieber, Hailey Bieber.

Gomez e gjeti veten në mes të një konflikti mes saj dhe Hailey.

Hailey Bieber dhe Kylie Jenner morën vëmendje të martën kur Kylie postoi një screenshot nga një telefonatë në FaceTime me Hailey duke ngritur vetullat e tyre. Postimi erdhi disa orë pasi Gomez u tha ndjekësve të saj në TikTok se ajo “i leu shumë vetullat”. Ajo shtoi: “Do të doja të isha po aq e bukur sa Bella Hadid“. Përdoruesit e TikTok-ut, akuzuan Bieber dhe Jenner se po talleshin me videon e Gomez me postimin e tyre.

“Do të marr një sekondë nga mediat sociale, sepse kjo është pak marrëzi. Unë jam 30 vjeçe dhe jam shumë e vjetër për këtë. Por unë ju dua shumë dhe do t’ju shoh më shpejt se vonë. Unë thjesht do të bëj një pushim nga gjithçka.”- deklaroi ajo.

NA NDIQ NË FACEBOOK