Connect with us

Kosovë

Katër të lënduar nga një aksident mes tri veturave, njëri shofer ikë

Publikuar

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot në fshatin Rudarë të Zveçanit, nga ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se një nga automjetet e përfshira ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia tha se po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave të tjera në këtë aksident.

Aksidenti ndodhi rreth orës 15:40, njofton policia, transmeton Klankosova.tv.

NA NDIQ NË FACEBOOK