Connect with us

Sport

“Juventusi është si Luiz Ejlli në Itali”, perla e tifozit bëhet virale në rrjet

Publikuar

Gazmend Gashi, një tifoz i Juventusit, ishte i ftuar në “Dueli Sportiv”.

Në këtë emision që zhvillohet në Kosovë është diskutuar së tepërmi sa i përket dënimit me ulje pikësh për bardhezinjtë. Gashi ka ndërtuar krahasimin që solli jo pak të qeshura. Tifozi u shpreh se Juventusi në Itali është si Luiz Ejlli te Big Brother, të gjithë e kanë inat nga brenda pjesëtarëve të futbollit, por publiku e do.

“Inati është vetëm te Juventusi. Janë 20 ekipe dhe dënohet Juventusi. Juventusi në Itali është si Luizi në Big Brother. Të gjithë ia kanë inatin, por publiku e do. Nga një anë më mirë që po dënojnë Juventusin se iu bë fëmija për të shkuar në fakultet tifozëve të Interit dhe Milanit pa fituar asgjë”, tha Gashi.

NA NDIQ NË FACEBOOK