Connect with us

Bota

Janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat pas tërmetit shkatërrues në Turqi / Historia prekëse e babë e bijë, si qëndruan disa ditë të ndarë

Publikuar

Një vajzë 4-vjeçare, Gada Ayan, dhe babai i saj, Ahmet Ayan, janë ribashkuar disa ditë pas tërmetit shkatërrues në Turqi që deri më tani ka marrë më shumë se 45 mijë jetë.

Ata u bllokuan nën rrënoja pas tërmetit dhe më pas u ndanë për disa ditë pasi Gada u dërgua në spital pasi u shpëtua nga forcat e shpëtimit.

“Kur toka filloi të dridhej për herë të parë, mbajta vajzën pranë vetes. Ndërtesa na u shemb të gjithëve”.

Gruaja dhe djali i Ahmetit nuk dolën të gjallë nga rrënojat. Ai tha se i mban mend të qarat e djalit të tij pasi ai ishte bllokuar në pamundësi për t’i ardhur në ndihmë. Ai kishte pranë vetes vajzën e tij.

Në ditën e tij të katërt nën rrënoja, ai tha se po i humbiste shpresat. Por vajza e tij ende shpresonte.

“Ajo vazhdonte të më kërkonte të mos qaja. Më tha të shikoja dritën dhe befas dëgjuam zërat e atyre që po na shpëtonin,” thotë ai.

Gada ishte e para që u tërhoq, ndërsa gjysmë ore më vonë nxorrën nga rrënojat edhe babain e saj Ahmet. Vajza 4-vjeçare është dërguar në shërbimet sociale për ndihmë mjekësore, ndërsa është dërguar në spital.

Ahmetit i ka humbur gjurmët e vajzës për disa ditë. Ai ka nisur një kërkim në rrjetet sociale duke postuar foton e së bijës në Facebook dhe Instagram. Ishte një i afërm i tij që zbuloi se shërbimet sociale kishin në kujdesin e tyre një vajzë të vogël që kishte mbetur vetëm.

“Forca për ta gjetur përsëri më mbajti gjallë. Do ta gjeja edhe sikur të ishte gjëja e fundit që do të bëja.”

NA NDIQ NË FACEBOOK