Connect with us

Ndryshe

Ja kush janë shqiptarët më të pasur (LISTA)

Published

on

Prej disa ditësh në media qarkullon një listë me emrat e personave më të pasur në Shqipëri. Kjo listë, e cila nuk është përllogaritur nga institucione financiare, u publikua në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Në të, përveç emrave ka edhe një përmbledhje të shkurtër të burimit të pasurisë së miliarderëve shqiptarë.

5. Behxhet Pacolli

Me një pasuri të përllogaritur mbi 1 miliardë Dollarë. Ai drejton biznese të shumta në Shqipëri, Kosovë, por edhe në botë. Ajo që bie në sy është që Behxhet Pacolli është i vetmi emër nga miliarderët me origjinë shqiptare që është i angazhuar drejtpërdrejt në politikë. Angazhimin e ka nisur me një parti që ka krijuar vetë në vitin 2014.

4. Samir Mane

Është presidenti i Balfin Group. Ai hapi në Shqipëri të parën qendër tregtare dhe park logjistik. Pas rënies së komunizmit, ka emigruar në Austri ku studioi për Gjeologji dhe punoi disa kohë atje. Më pas startoi kompaninë e tij të parë të biznesit më 1992. E nisi me pajisjet elektroshtëpiake. Sot drejton një nga rrjetet më të gjera të kompanive me pasuri që shkon në më shumë se 1.2 mld Dollarë.

3. Sahit Muja

Ai zotëron kompaninë e mineraleve, ka një rrjet restorantesh dhe merret njëherazi me ndërtim. Aktivitetin e ndërtimin e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

2. Nicolas Berggruen

Zotëron një pasuri mbi 2 miliardë Dollarë. Është nipi i aktorit të famshëm me origjinë shqiptare Aleksandër Moisiu. Ai ka zgjedhur të jetojë duke udhëtuar nëpër botë. Në 2011 u bë i njohur sepse shpenzoi 2 miliardë Paund në një fushatë për të shpëtuar Kaliforninë nga borxhet.

1. Nazif Destani

Një pasuri e përllogaritur në 3 miliardë Dollarë. Ka një pasuri që përllogaritet se mund t’i kalojë 3 miliardë Dollarë. Është presidenti i Ecolog International dhe ka kompani biznesi në 39 shtete të botës. Është vëllai i aktorit të njohur Blerim Destani. Kompania ka gjithashtu në pronësi klubin e futbollit Shkëndijat e Tetovës në Maqedoninë e Veriut./tvklan.al