Connect with us

Lajme

“Ishte kaos”/ Vrasja e shqiptarit në Greqi, dëshmitarët tregojnë tmerrin

Publikuar

Zbardhen të tjera detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi. Ai u vra brenda një lokali në zonën e Nea Jonisë, nga bashkëatdhetarët e tij, të cilët mundën që të arratiseshin.

Viktima, i cili ka dhënë frymën e fundit në spital, nuk ka pasur asnjë dokument që vërteton identitetin e tij. Pamjet nga kamerat e sigurisë do të ndihmojnë policinë të kuptojë se si arritën në kafene dhe rrugën e tyre të arratisjes.

Një banor tha se u dëgjuan 5-6 të shtëna me armë, pak para se të vdiste, viktima ishte i shtrirë në tokë dhe po fliste me një vajzë. Ai tregoi se pas ngjarjes së rëndë situata ishte kaotike ndërsa rrëfeu momentin kur pa autorët të largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja.

“Dëgjova 6 apo 7 të shtëna, u hodha jashtë dhe pashë njerëz. Viktima ishte shtrirë dhe fliste me një vajzë. Dola jashtë, ishte kaos, e pashë njeriun të rënë. Një makinë është larguar me shpejtësi dhe i kanë bërtitur shoferit “ik, ik””, tha për protothema.gr një banor i zonës.

NA NDIQ NË FACEBOOK