Connect with us

Bota

Ishte bërë tmerri i mjekëve, e pëson keq 31-vjeçari

Published

on

Një 31-vjeçar është arrestuar në Greqi, pas skemës “ideale” për të vjedhur brenda spitaleve të Athinës. Mediat greke bëjnë me dije se policia ka zbardhur të paktën 10 raste kur i riu është futur në disa spitale publike, dhe duke shfrytëzuar fluksin e qytetarëve, është futur në zyrat e mjekëve dhe ka vjedhur para dhe karta banke.

Më pas ai ka ka ndalur mjetin e tij në disa pika karburanti duke u furnizuar e duke paguar pikërisht me kartat e vjedhura. Nga hetimet paraprake të deritanishme janë zbardhur 10 raste vjedhjesh nga spitalet, mes të cilëve 2 vjedhje të sendeve personale nga dhomat e pacientëve.

Makina që përdorte për udhëtimet e tij i është konfiskuar, ndërsa theksohet se ai është arrestuar edhe në të kaluarën për krime të ngjashme.