Connect with us

Lajme

“Isha i pirë, i dua fëmijët”/ Do shiste beben ende në barkun e nënës, merret vendimi për “babain monstër”

Publikuar

Përfaqësuesja e akuzës, duke iu referuar denoncimit të rastit në një emision investigativ, e cilësoi flagrant rastin dhe pse në tentativë dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Prokurorja Anila Bebeçi kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Embrah Nuredinin nga Elbasani dhe me banim në Durrës.

Para gjyqtarit Vladimir Skënderi Nuredini mohoi akuzën e bërë, duke thënë se nuk do të shiste fëmijën e tij pasi ai ka dhe 5 fëmijë të tjerë për të cilët kujdeset. Para gjykatës ai u paraqit pa avokat mbrojtës pasi situata e tij ekonomiko-financiare nuk ia lejon. Edhe avokatja e caktuar kryesisht mbrojti klientin e saj duke deklaruar se vepra penale nuk është kryer dhe kërkoi arrest shtëpie, bazuar dhe në rolin e Nuredinit si i vetmi që siguron ushqim për familjen përmes mbledhjes së kanaçeve.

”Dua të shkoj te fëmijët dhe nuk e di si e kanë bërë këtë. Atë ditë kam qenë i pirë. Unë jam i vetmi që e mbaj familjen me ushqim. Mbledh kanaçe. I dua fëmijët”– tha para gjykatës babai që vuri në shitje fëmijën e tij.

Gjyqtari theksoi se ligjvënësi parashikon burgim nga 10-20 vjet për “Trafikim të të miturit”, pasi vepra penale ka rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ndaj e la në masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërkohë nën hetim është edhe bashkëshortja e tij shtatzënë.

Të dy bënë marrëveshje me të infiltruarin e emisionit investigativ në TCH për të shitur foshnjen që do t’u lindte kundrejt pagesës prej 5 mijë eurosh.

Shëndetësi14 minutes ago

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

Lajme14 minutes ago

Iseni vlerëson dëshminë e Fadil Pushkollit: Profesionalizëm, respekt dhe trajtim dinjitoz

Shqipëri2 hours ago

Thellohet përplasja e Trump me mediat, vendimi kalon në duart e gjykatës

Lajme3 hours ago

Kajtazi: Aktgjykimi i Speciales është kryekëput politik, s’mund t’i besojmë Apelit

Maqedoni4 hours ago

Aksion në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli: 6 të arrestuar, sekuestrohen mbi 100 mijë euro

Shqipëri4 hours ago

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Lajme5 hours ago

“Ka pasë dëshmitar që ka thanë ‘çka m’keni pru këtu, kurgjo s’kom me këta”, Bilall Sherifi zbulon detaje për procesin në Hagë

Maqedoni6 hours ago

Incident në Shkup: Holandezi dhe spanjolli dyshohet se sulmuan 33-vjeçarin nga Haraçina

Shqipëri7 hours ago

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Lajme8 hours ago

Tahiri: Vendimi i 16 shtatorit është “padrejtësi historike”, duhet të ndërmarrim veprime

Maqedoni9 hours ago

Goditet skema e kontrabandës: Para, “pllaka ari”, cigare dhe ilaçe – nën hetim tetë persona

Shqipëri10 hours ago

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

NA NDIQ NË FACEBOOK