Connect with us

Kosovë

I dënuar me burgim dhe i dyshuar për vjedhje,zbulohet kush është problematiku i arrestuar në Pejë

Publikuar

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga përleshjet e vjedhjet, raste këto mjaft shqetësuese. Një ndër hajnat që dyshohet për së paku gjashtë vepra penale tashmë është arrestuar nga Policia në Pejë dhe ndodhet nën masën e ndalimit policor, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari, i moshës së mitur për më pak se një muaj ka kryer disa vepra penale në rajonin e Pejës. Policia ka arritur të bie në gjurmët e tij pas hetimeve intesive, me ç’rast i njëjti është kapur.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për L.Idrizi (17-vjeçar), i cili po dyshohet se ka kryer gjashtë vepra penale nga 18 janari deri më 9 shkurt.

Të njëjtat burime thonë se Idrizi dyshohet për “Vjedhje të rëndë”, “Vjedhje”, “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe “Sulm”.

Cilat janë këto raste?

Fillimisht rasti i vjedhjes së jelekut antiblumb nga vetura e zyrtarit policor dyshohet të jetë kryer nga i mituri.

Ai po ashtu dyshohet se ka kryer vjedhje në një lokal në rrugën “Bill Clinton”, ku ka arritur të marrë qindra euro.

Idrizi po ashtu dyshohet për rastin e 9 shkurtit, ku janë thyer disa aparate të kafes në disa lokacione në Pejë, prej ku ka vjedhur para.

Mbi të rëndojnë dyshimet edhe për sulmin ndaj një taksisti në Pejë, rast ky që ka ndodhur më 27 kanar.

Këto dhe raste të tjera ai dyshohet se i ka kryer për më pak se një muaj, por nuk e ka seftë. I mituri edhe më parë ishte futur në telashë me ligjin për çka ishte dënuar.

Pasi i njëjti u ndalua, Sinjali mëson se gjatë verifikimit rezultoi se përveç veprave që dyshohet se ka kryer së fundmi, i njëjti ka rezultuar tё ketё pasur njё aktvendim tё Gjykatës Themelore nё Pejё, pёr dёrgimin e tij nё Institucionin edukativo korrektues nё Lipjan, pasi ishte dënuar me 1 viti burgim.

Pas përfundimit të procedurave, i dyshuari ёshtё dёrguar në këtë qendër për ta vuajtur dënimin, ndërkohë që kanë nisur hetimet për rastet e fundit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Maqedoni18 minutes ago

Haraçina nis ndërtimin e Qendrës Sportive, Daut Beqiri: Po bëjmë realitet një ëndërr të shumëpritur

Lajme25 minutes ago

BDI: Edhe pas më shumë se dy vitesh në pushtet, VLEN  përsërit refrenin e vjetër: “BDI i ka fajet”

Lajme40 minutes ago

BE- ja nis hetimet për projektin e kanalizimit në Zajaz

Lajme45 minutes ago

Qamili: Konfirmohet lista e parë për riemërtimin e rrugëve në Tetovë, propozohen emra të figurave shqiptare dhe maqedonase

Shqipëri48 minutes ago

“Deputetët nuk zgjidhen për të lënë bosh karriget”, Leskaj kritikon bojkotin e PD-së

Lajme1 hour ago

Daut Beqiri realizon ëndrrën e haraçinasve, nis ndërtimi i Qendrës Sportive

Lajme1 hour ago

Azizi shpreh ngushëllime në Ambasadën e Katarit në Shkup për ndarjen nga jeta të ish-Emirit Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

Lajme2 hours ago

Daçiq mbron deklaratën e Paunoviq për “spastrim etnik” në Kosovë, thotë se e bën në cilësinë e zëvendëskryeministrit

Lajme3 hours ago

Inspektorati Shtetëror për Transport hyn në një fazë të re, BE-ja dhuron automjete dhe pajisje moderne

Maqedoni3 hours ago

Nikolla Gruevski shpallet i pafajshëm për ndërtimin e “Pallatit të bardhë”, pas 8 viteve prona i kthehet VMRO-DPMNE-së

Kosovë3 hours ago

Liderë të Evropës e liderë të rajonit prej dy ditësh në Francë, nga Kosova s’duket askush

Maqedoni3 hours ago

Snopçe: Kryeparlamentari e vazhdoj seancën edhe pse Stojillkoviqi nuk kërkoi falje për fyerjet

NA NDIQ NË FACEBOOK