Kulturë
Humbje e madhe për Shqipërinë, ndërron jetë shkrimtari dhe arkitekti i njohur (EMRI)

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare Petraq Kolevica. Ai do të kujtohet si artist për vëllimet e tij me poezi lirike dhe bisedat me Lasgush Poradecin e Mitrush Kutelin, dhe si arkitekt i ndërtimeve me frymë modernist në Tiranën e para viteve ’90.
Shkrimtari, përkthyesi dhe arkitekti i njohur, Petraq Kolevica është ndarë nga jeta në moshën 89-vjecare. Lajmin e bëri të ditur Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT, në Tiranë. Universiteti Politeknik në mesazhin ngushëllues e cilëson arkitektin, mjeshtër të modernizmit në Shqipëri. Kolevica u lind në Korcë dhe aty kreu shkollën fillore dhe gjimnazin.
Studimet për inxhinieri nd?rtimi i kreu n? periudh?n 1952-1957 në Universitetin politeknik të Tiranës dhe pas diplomimit, punoi shumë vite si inxhinier dhe arkitekt.






















