Connect with us

Bota

Hoteli me 30 anëtarë të ekipit të volejbollit shembet plotësisht, nuk gjendet ende asnjë trup

Publikuar

Rreth 30 anëtarë të një ekipi volejbolli shkollor që udhëtoi nga Qipro në Turqinë jugore disa ditë më përpara se rajoni të goditej nga tërmeti, janë të zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur.

Nxënësit dhe mësuesit e tyre po qëndronin në hotelin Isias në qendër të qytetit Antijaman kur zona u godit nga tërmeti 7.8 ballë që deri tani ka vrarë më shumë se 16 mijë njerëz.

Pjesa më e madhe e qendrës së qytetit është shkatërruar me ndërtesa të larta të kthyera në rrënoja, duke bllokuar mijëra njerëz.

Familjarët e të zhdukurve thanë se nuk kanë pasur asnjë kontakt me ekipin e volejbollit që nga fatkeqësia e së hënës.

NA NDIQ NË FACEBOOK