Lajme
Goditje nën brez nga ish-zv/kryeministri i “konvertuar” në analist: Kurti është skizofren

Për bindjen e analistit Dardan Gashi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është skizofren.
Gashi jep këtë konstatim për Kurtin, pasi që thotë se kryeministri Kurti në seancën e sotme thoshte se e pranoj Asociacionin nëse plotësohen kushtet e vëna nga ai, dhe po në të njëjtën seancë i drejtohej opozitës se “Zajednica nuk kalon”.
“Në të njëjtën seancë, njëherë thotë e pranoj (Asociacionin) me do kushte, tani thotë nuk e pranoj. Kjo e ka edhe një term mjekësor, me Sh ja nisë, skizofreni i thonë, kur një njeri i ka dy personalitete. Unë nuk e kam shpik skizofreninë, veç konstatim”, – tha Gashi, teksa pyetej nga moderatori në Debat Plus se a është Kurti skizofren.
“Po, natyrisht, për shumë arsye”, – tha Gashi.