Kosovë
Gjendet pa shenja jete një grua, policia zbardh dyshimet e para

Një grua është gjetur nga fqinjët pa shenja jete në banesën e saj në fshatin Reçan të Prizrenit në Kosovë.
Policia njofton se një fqinj ka raportuar se nuk e ka parë viktimën që prej dy ditësh.
Për rrjedhojë bashkë me disa fqinjë të tjerë ata kanë hapur derën e banesës se viktimës, ku dhe e kanë parë pa shenja jete.
Policia e Prizrenit e konsiderin vdekjen të dyshimtë, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





















