Kosovë
Forenzika arrin te vendi i aksidentit ku mbetën të vdekur katër persona

Forenzika ka arritur te vendi i aksidentit në Ferizaj për të tërhequr trupat e katër personave që mbetën të vdekur.
Në këtë aksident u përfshinë tri vetura me traga vendore, shkruan Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, njoftoj policia.
























