Connect with us

Kosovë

Ekstradohet nga Italia kosovari i akuzuar për vjedhje të rëndë, qëndroi në arrati për rreth 3 vite

Publikuar

Pas rreth 3 vitesh prej kur ishte shpallur në kërkim një 48-vjeçar nga Istogu i dyshuar për vjedhje të rëndë, i njëjti është ekstraduar në Kosovë të martën pas mesnate nga shteti i Italisë. Ai u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Tush Frokaj, 48-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim fillimisht nga Policia e Kosovës, në qershor të vitit 2020.

Frokaj kishte arritur të qëndrojë në arrati për disa vite dhe kërkohej në bazë të një urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë, dega në Klinë, për dy raste të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Sinjali mëson se pas arrestimit, i njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe shumë shpejt pritet të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake.

NA NDIQ NË FACEBOOK