Lajme
E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-kryetari i bashkisë së Durrësit

Është ndarë nga jeta ditën e sotme Tomor Golemit, kryetari i parë i bashkisë së Durrësit pas rënies së komunizmit.
Në lidhje me këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe kreyetari i grupit parlamentar të PD në Kuvend, Enkelejd Alibeaj.
Ai shkruan se Golemi ishte një demokrat i vlerave të jashtëzakonshme njërëzore dhe një pushtetar shërbëtor për qytetarët e Durrësit në vitet që shërbeu si kryetar i bashkisë bregdetare.
Me dhimbje të thellë mësova sot lajmin për ndarjen nga jeta të Tomor Golemit, kryetari i parë i bashkisë së Durrësit pas rënies së komunizmit (1992-1996).






















