Bota
E rëndë/ Ish-i dashuri rreh modelen e njohur dhe i kafshon veshin partnerit të saj
Një modele në Greqi u dhunua nga ish-partneri i saj, i cili ishte një DJ i njohur në vendin fqinj. Sipas mediave greke sulmi ndodhi mbrëmjen e të shtunës jashtë një klubi nate në Glyfada.
Në fotografitë e publikuara nga mediat, duken qartë plagët dhe dëmtimet në fytyrën e të rësë. Burri me të cilin ajo kishte një lidhje në të kaluarën, pasi e rrahu jashtë lokalit të natës, sulmoi edhe partnerin e saj aktual dhe i kafshoi veshin. Ata shkuan në komisariat ku denoncuan sulmin dhe autoritetet greke po merren me çështjen në fjalë.
“Jam në shok për momentin, po përpiqem të bashkohem dhe ta kapërcej këtë situatë. Po mundohem të gjej forcën dhe të flas për të mbrojtur vajzat e tjera, që mund të jenë viktima të dhunës në familje dhe kanë frikë të flasin”, tha modelja e re.
“Kam pasur 7 vite lidhje me të dhe kur më godiste i thosha vetes ‘hajde vogëlushe është me nerva, po e bën sepse më do’ dhe ia falja. Fatkeqësisht, nuk e pashë dëmin që më bëri, deri të shtunën mbrëma kur përfunduam në Komisariatin e Policisë në Alimos, në seksionin e dhunës në familje dhe aty kuptova se jam një nga viktimat e shumta”, deklaroi më tej ajo.