Connect with us

Ndryshe

E pazakontë! Nëna ime ishte 12 vjeç kur u martua me babain 43 vjeç dhe lindën 16 fëmijë

Publikuar

më

Në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan ka tema: “A mund të martohet njeriu në çdo moshë? “. Një grua 67 vjeç e quajtur Xhilda ka telefonuar dhe ka treguar historinë e prindërve të saj. Ajo tregon se nëna ka qenë vetëm 12 vjeç kur u martua me të atin 43 vjeç dhe kanë bërë 16 fëmijë. Kjo gjë ka shkaktuar habi dhe tek Aldo i cili i bën pyetjen se si ka mundësi që një nënë të kujdesej për 16 fëmijë?

Xhilda: Jam 67 vjeç dhe do flas për prindërit e mi. Babai im ka qenë i vitit 1880 kurse mamaja ime 1912. Babait tim i kishte vdekur gruaja e parë dhe babai im ishte 40 e ca vjeç ndërsa mamaja ime ishte 12 vjeç kur ka bërë fëmijën e parë.

Aldo: Sa vjeç ishte babai kur bëri fëmijën e parë?

Xhilda: 43-44 vjeç.

Aldo: Po mamaja?

Xhilda: Mamaja ime ishte 13 vjeçe, as 13 jo.

Aldo: Po si ndodhi?

Xhilda: Bëri 16 fëmijë dhe unë jam e 16-ta. Unë jam e 56-ës dhe babai im jetoi 93 vjeç.

Aldo: Po ti sa fëmijë ke?

Xhilda: Unë kam 3, dy vajza dhe një djalë.

Aldo: Nuk i ke ngjarë mamasë?

Xhilda: Jo, jo. Të gjithë nga kaq kemi, kush ka 2 e kush ka 3.

Aldo: E marr vesh, po 16 fëmijë e shkreta?

Xhilda: Ajo jetoi 91 vjeç. Të dy kanë qenë shumë të shëndetshëm dhe ne fëmijët ashtu jemi, i kemi ngjarë.

Aldo: Të shëndetshëm mirë, po ata e kishin me provë, ju se keni me provë.

Xhilda: Ishte koha atëherë.

Aldo: Po mirë, një mama si ka mundur t’i mbajë 16 fëmijë?

Xhilda: E kam pasur babain kasap.

Aldo: Po shyqyr keni shpëtuar mirë. Mirë zemra t’i rroni dhe t’i kujtoni.  /tvklan.al

NA NDIQ NË FACEBOOK