Kosovë
E dhimbshme: Ky është 33 vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kamenicë

Një aksident i rëndë në trafik që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Hodonovc të Kamenicës i mori jetën një 33-vjeçari, ndërsa tre persona tjerë, përfshirë një foshnje 6-muajshe, mbetën të lënduar.Viktima që mbeti i vdekur në vend është Albaton Emerllahu, 33-vjeçar.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar që doli në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës.
Ndryshe lidhur me rastin tragji, ka dhënë detaje zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Shkaqet e aksidentit ende janë të pa njohura dhe po hetohen nga hetues policor të aksidenteve”, tha Osmani .



















