Connect with us

Kosovë

Djali i Thaçit tregon për ish-presidentin si familjar, zbulon se cilin ekip favorizon ai

Publikuar

Për hërë të parë në një intervistë televizive ka folur djali i ish-presidentit Thaçi, Endriti.
Ai për Nacionalen ka rrëfyer aspekte të ndryshme edhe nga jeta private e ish-presidentit, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjera, Endriti thotë se Thaçi është njeri komplet tjetër në familjen e tij. Tregon se është shumë i kujdesshëm dhe i afërt.

“Te babi më pëlqen më së shumti qetësia në momente të rënda. Është shumë i hapur, diskuton. Ai në shtëpi është komplet ndryshe, është si baballarët tjerë, përkushtohet ndaj familjes, ndaj prindërve, dalim shpesh për të bërë ecje”, thotë ai.

Ai tregon se me babain shpesh “konfrontohen” edhe për futboll. Gjithashtu, Endriti zbulon se ish-presidenti është tifoz i Barcelonës. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK