Connect with us

Lajme

Deri në vjeshtë do të përfundojë rikonstruimi i rrugës Strugë – Qafë Thanë

Publikuar

më

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, drejtori i ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi dhe kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz merko, sot kryen kontroll në punët ndërtimore të rehabilitimit në rrugën rajonale Strugë – Qafë Thanë.

Rehabilitimi, siç kumtoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, realizohet në gjatësi prej 19,3 kilometrave, në shtrirje nga qarkorja Podmolje deri në vendkalimin kufitar Qafë Thanë.

Sipas informatës, është paraparë rehabilitim i plotë në drejtimin rrugor me vendosje të asfaltit, investim në vlerë prej tetë milionë eurove.

Drejtimi rrugor Strugë – Qafë Thanë, sipas ministrit Boçvarski, është shumë me rëndësi, sepse ndërlidhet me Republikën e Shqipërisë dhe është pjesë e Korridorit 8.

“Me mjete nga NP për rrugë shtetërore e rehabilituam, në mënyrë që të mundësojmë lidhje cilësore rrugore për qytetarët e Strugës, Ohrit, DIbrës dhe para së gjithash për shkak të dërlidhjes rajonale. Kemi obligim të krijojmë rrjet cilësor rrugor nëpër shtet dhe këtë vit kemi aktivitet të fuqishëm investues që ta arrijmë atë. Ky drejtim rrugor është pjesë e planeve tona investuese dhe deri në vjeshtë planifikojmë të përfundohet”, deklaroi Boçvarski.

Drejtori i NP për rrugë shtetërore, Rrustemi vlerësoi se deri më tani janë realizuar mbi 20 për qind të punëve ndërtimore.

“Me projektin është paraparë rehabilitimi i plotë i rrugës deri tek vendkalimi Qafë Thanë. Rruga është me dy korsi prej 3,5 metrave, ndërsa është planifikuar të vendosen edhe bankina të reja. Është paraparë të rehabilitohen edhe tre ura në drejtimin rrugor. Me rehabilitimin do ta ngrisim sigurinë në komunikacion në këtë rrugë. Pres deri në tetor rrugën tërësisht ta rehabilitojmë”, tha Rrustemi.

Rikosntruimi i këtij drejtimi rrugor për kryetarin e komunës ë Strugës, është me rëndësi të madhe për shkak të ndërlidhjes rajonale, zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit lokal të rajonit.

Shqipëri44 seconds ago

Çfarë ndodhi në Qafë-Thanë? Himni shqiptar në Pustec ndez debat në konferencën me Mickoskin, gazetari nga Tetova përplaset me Ramën

Lajme23 minutes ago

Mexhiti: Para 20 vjetësh sollëm bustin e Skënderbeut, sot lehtësojmë kalimin e kufirit

Lajme33 minutes ago

Kasami: Në Qafë Thanë dhe katër vendkalime tjera kufitare do të ketë vetëm një kontroll për qytetarët

Lajme36 minutes ago

22 Nëntori – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 118 vjet nga Kongresi historik i Manastirit

Lajme48 minutes ago

Rama dhe Mickoski promovuan “One Stop Shop” në Qafë Thanë, nga nesër nis zbatimi

Lajme1 hour ago

Skandaloze çfarë po zbulon Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje institucionale

Maqedoni3 hours ago

Ali Ahmeti: Nëntori na bashkon, gruaja shqiptare shtyllë e familjes dhe e identitetit kombëtar

Lajme3 hours ago

“One Stop Shop” në pikën kufitare Qafë Thanë

Shqipëri3 hours ago

E diela sjell ndryshim të motit, reshjet e shiut përfshijnë disa zona, ja si do të luhaten temperaturat sot

Lajme4 hours ago

Skemat e mirëqenies sociale, ASK jep të dhënat: Afërsisht 40 mijë veteranë janë përfitues, prijnë pensionet bazike të moshës

Maqedoni5 hours ago

Konvikti studentor apo deponi mbeturinash? Pamje të turpshme nga “Goce Dellçev” në Shkup!

Shqipëri6 hours ago

Superiore/ Vendos një penallti e Balajt, Vllaznia fiton me Partizanin, “demat e kuq” mbeten në vendin e fundit!

NA NDIQ NË FACEBOOK