Connect with us

Bota

Deputetja ekuadoriane ngre alarmin: Mafia shqiptare më ka kërcënuar me vdekje

Publikuar

Deputetja ekuadoriane, Viviana Veloz ka denoncuar se ajo dhe këshilltari i saj kanë marrë kërcënime me vdekje nga mafia shqiptare.

Sipas mediave, deputetja ka thënë se qëllimi i këtij kërcënimi ka qenë për të ndaluar hetimet, për korrupsionin e dyshuar në qeveri, në kuadër të çështjes Encuentro si dhe parandalimi i raportimit të policisë për lidhjet e dyshuara mes trafikut të drogës dhe mafies shqiptare.

Këtë situatë Veloz e bëri të ditur mëngjesin e së hënës, 20 shkurt, gjatë një seance virtuale të komisionit që heton këtë rast.

Deputetja tregoi një fotografi në celularin e saj dhe tha se të dielën i kanë lënë një shënim në automjetin e këshilltarit të saj, Christian González, me flamurin shqiptare dhe një fjalë shqip, që përkthyer në spanjisht do të thotë “i vdekur”.

Shënimi u vendos kur automjeti ishte parkuar jashtë Universitetit Qendror të Ekuadorit. Veloz raportoi se mori edhe mesazhe frikësuese në llogarinë e saj në Instagram.

“Kërcënime me vdekje dhe se ata do të bëjnë një tentativë për jetën e prindërve të mi dhe të familjes sime nëse nuk ndaloj hetimin e çështjes Encuentro dhe hetimin e raportit të madh. Madje, brenda atij mesazhi më kanë dërguar edhe udhëzimet që sipas tyre duhet të ndje”, ka treguar ajo./Euronews.al/

NA NDIQ NË FACEBOOK