Përfaqësuesi i Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!. Ju keni një vend të mrekullueshëm dhe njerëz të mrekullueshëm!. Ukraina është ende në rrugën e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por unë po bëj gjithçka që kam në dorë për ta afruar këtë moment”, ka shkruar ai në Twitter.
Deputeti ukrainas kohë më parë ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në mbështetje të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, si dhe mandej ka vizituar Kosovën dhe po lobon që Ukraina ta njoh sa më parë Pavarësinë e Kosovës.





















