Bota
Deputeti ukrainas: Ja si do ta mundim ushtrinë e Putinit

Duke pasur më shumë armë mund ta mbyllim këtë luftë brenda pak muajsh.
Ishte kjo deklarata e deputetit ukrainas Oleksiy Goncharenko në “Now me Erla Mëhillin”.
“Ne falënderojmë të gjithë aleatët tanë për ndihmën që po na japin dhe i themi faleminderit dhe Shqipërisë për mbështetjen e fortë diplomatike që po marrim dhe kjo është e rëndësishme për ne Presidenti Biden dje në Kiev dhe në Varshavë deklaroi se mbështetja do të jetë e pamatë dhe e besoj këtë që do të jetë e tillë sepse kjo luftë nuk është vetëm për pavarësinë e Ukrainës, por për vlerat dhe liritë e gjithë botës,” – u shpreh Goncharenko.






















