Connect with us

Lajme

Burg përjetë për vrasjen e ish-ushtarakut shqiptar për të larë gjakun e kushëririt

Publikuar

më

Pak ditë pasi u shpallën fajtor, duke u dënuar me burg përjetë për vrasjen e bashkëkombësit të tyre, Kujtim Prenga, një prej autorëve ka apeluar vendimin. Mediat gjermane raportojnë se një prej shqiptarëve ka apeluar vendimin e dhënë të mërkurën nga gjykata e qarkut Verden.

Gjykata provoi se dy shqiptarët, 36 dhe 32 vjeç, kishin organizuar atentatin ndaj 46-vjeçarit shqiptar 6 vite më parë për të marr hak për vrasjen e kushëririt të tyre.

Zyra e prokurorit publik akuzoi 36-vjeçarin se kishte qëlluar me armë zjarri para një shkolle fillore në Visselhövede, ndërsa 32-vjeçarin si bashkëpunëtor të tij.

KRIMI
Vrasja e shqiptarit, i cili u qëllua me 5 plumba, ndodhi më 9 janar 2017, në qytetin e Viselhovedes në Gjermani. Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të vajzës së tij të mitur, ndërsa 46-vjeçari kishte shkuar për ta marrë në shkollë. Pas 4 ditësh në koma, ai ndërroi jetë në spital. Duket se ky krim ka zanafillën pikërisht në vitin 2011. Kujtim Prenga, ish-oficer i Policisë Ushtarake, mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 vrau në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin Armando Frroku.

Prenga atëherë 41-vjeçar punonte si badigard në lokalin me muzikë, kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr për të cilin ndërhyri si roje sigurie Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg, ndërsa më pas bashkë me fëmijët e mitur u nis për azil në Gjermani, ndërsa bashkëshortja i kishte ndërruar jetë. Por ndonëse ruhej me vendim gjykate, shqiptarit iu bë atentat nga dy persona të armatosur të cilët lëviznin me motor. Ata i janë afruar dhe e kanë qëlluar shqiptarin në sy të vajzës së tij përpara shkollës dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar më vonë nga policia. (BalkanWeb)

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Lajme57 minutes ago

Refuzojnë avokatin e popullit, dhomat e Specializuara nuk marrin pjesë në tryezën për Gjykatën Speciale

Shqipëri2 hours ago

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e dëmtuar, në gjendje stabël…

Lajme3 hours ago

Mustafa: Jam për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së

Maqedoni4 hours ago

Dorëhiqet zv.ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Shqipëri5 hours ago

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Lajme6 hours ago

Pamje të rënda: Protestuesi 19 vjeçar pa vetëdije e me këmbë të thyer, duke u bartur nga policia në Tiranë

Religjion7 hours ago

Të vdesësh nuk është humbje, humbje paraqet të mos dish për çfarë po vdes

Maqedoni7 hours ago

Denoncoi vjedhjen e arit prej 3.000 eurosh, policia zbulon mashtrimin e 24-vjeçares nga Dibra!

Shqipëri8 hours ago

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

Maqedoni8 hours ago

Nisin vaksinat kundër gripit në Maqedoni: Kush ka përparësi dhe si të regjistroheni?

Lajme9 hours ago

“O Erjon, o legen, prite Edin se po vjen”, studentët i vënë flakën Bashkisë së Tiranës (Video)

Maqedoni10 hours ago

“Kanceri nuk do të thotë vdekje” – Onkologu Ilir Ismaili me mesazh të rëndësishëm për pacientët

NA NDIQ NË FACEBOOK