Bota
Bilanci i luftës arrin në 3000 të vdekur nga tërmeti tragjik në kufirin Turqi-Siri

Numri i personave që humbën jetën në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit ka shkuar në 3000. Nga këto, 1762 viktima u raportuan në Turqi. Më shumë se 700 njerëz mendohet se janë vrarë në Sirinë e kontrolluar nga opozita, ndërsa 538 të tjerë u vranë në pjesët e kontrolluara nga qeveria të vendit.
Orhan Tatar, Drejtor i Përgjithshëm i AFAD për Reduktimin e Tërmeteve dhe Rrezikut në Turqi, dha informacione për humbjet e jetëve dhe numrin e të lënduarve në zonat e tërmetit. Ai tha se numri i të lënduarve ka kaluar mbi 12 mijë, ndërsa mbi 5 mijë objekte janë shkatërruar.





















