Kosovë
Babë e bir përleshen fizikisht me dy persona në një restorant në Rahovec

Mosmarrëveshjet e momentit mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali.
Në një rrahje janë përfshirë mbrëmë edhe disa persona në një restorant në fshatin Xërxë të Rahovecit.
Sinjali mëson se babë e bir dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy persona tjerë, të cilët si pasojë e dhunës kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarit.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe babai do të hetohet në liri, ndërsa i biri është dërguar në mbajtje.






















