Connect with us

Ndryshe

Babai i Stresit ka kërcënuar produksionin e BBVK? Zbulohet si qëndron e vërteta (Foto)

Publikuar

Prej disa ditësh në rrjete sociale ka qarkulluar lajmi se babi i Stresit, ka kërcënuar produksionin e “Big Brother Vip Kosova”, më konkretisht moderatoin Alaudin Hamiti.

Mbrëmjen e djeshme, në ask and quesiton, prezantuesi është pyetur pikërisht rreth kësaj teme.

“Përse nuk po e paditë babain e Stresit që të ka kërcënuar?”

Alaudini ka përfituar nga rasti që ta sqarojë një herë e mirë këtë thashethem duke e hedhur poshtë.

“E kuptoj kureshtjen e njerëzve për Big Brother mirëpo ky lajm që po qarkullon për kërcënime nuk është i vërtetë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që Stresi vazhdon lojën e tij brenda shtëpisë së BB, duke qenë një nga konkurentët më të komentuar.

NA NDIQ NË FACEBOOK