Connect with us

Sport

Babai i Leo Messit jep lajmin e keq për tifozët e Barcelonës

Publikuar

më

Pasi ishte në Paris për të negociuar rinovimin e kontratës së Lionel Messit me PSG-në, Jorge Messi, babai dhe menaxheri i argjentinasit, udhëtoi për në Barcelonë, duke shtuar zërat për një rikthim të mundshëm në ‘Camp Nou’.

Megjithatë, babai i tij nuk dha sinjale pozitive për një rikthim të argjentinasit në Kataluni, transmeton GazetaBlic Sport.

“Nuk ka kushte që Messi të kthehet. Nuk kam folur me Joan Laporta (presidenti i Barcelonës) dhe nuk ka asnjë propozim në këtë kuptim”, tha babai i kampionit të botës.

NA NDIQ NË FACEBOOK