Lajme
Azizi: Nuk ju shpëtojnë sondazhet e SRMN-së

Adnan Azizi nga Lëvizja Besa i ka quajtur tentim
për manipulim sondazhet e fundit për rejtingjet e partive të publikuara në disa media.
Sipas Azizit, në kohën kur BDI është e përçarë Artan Grubi tenton të manipuloj përmes sondazheve.
Postimi i plotë i Adnan Azitit:
Dielli nuk mbulohet me shoshë, të vërtetën dhe realitetin në terren me sondazhe kancelarish nuk mund ta ndryshoni!
Sondazhet e Artan Grubit në zgjedhjet e kaluara parlamentare janë dëshmi tipike për ta manipuluar opnionin!
Pasi që BDI për momentin po përçahet po coptohet dhe në fund do të shpërbëhet totalisht, sepse zullumi ndërmjet tyre i ka mundur, ata dalin me sondazhet e SRMN!
Ju kujtohet se në zgjedhjet e kaluara sondazhet e organizuara, PR i BDI-së e nxirnin kështu situatën ne Tetovë: (Lëvizjen Besa e rradhitnin të fundit çdo herë në sondazh)
23% BDI
13 % ASH
2.5 % Besa
Dhe në fund popullata e bëri sondazhin e vërtetë, popullata e alivanosi BDI-në me plus 5 mijë vota për Levizjen BESA diferencë në Tetovë!
S’ka sondazh që ju shpëton, këtë besojeni, sa të mundni hedhni para për sondazhe të porositura sepse ska gjë që ju ndihmon e shpëton!
Keni durim sepse do ta shihni realitetin e sondazhit popullor në zgjedhjet e ardhshme!✋



















