Connect with us

Kosovë

AUV konfiskon mbi 1 mijë e 600 kilogramë mish në Ferizaj

Publikuar

më

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës kanë realizuar kontroll në të gjitha mishtoret e Komunës së Ferizajt.

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi beri të ditur se gjatë këtij kontrolli janë konfiskuar 1 mijë e 670 kilogramë mish.

“Kontrolli është realizuar në të gjitha mishtoret e komunës së Ferizajt. Janë konfiskuar 1 mijë e 670 kilogramë mish. Inspektorët kanë hasur duke u tregtuar mish ose nënprodukte mishi në mospajtueshmëri me kriteret ligjore për tregtim, janë ndërmarrë masat me largim të menjëhershëm nga shitja të produkteve dhe bllokim i tyre me proces deri në asgjësim. Mish i freskët, mish në faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka bërë të ditur se aksioni u realizua përmes trupave inspektuese nga regjionet e tjera.

Thaçi ka thënë se arsyeja kryesore e konfiskimit të mishit ishin mungesa e dokumentacionit për origjinën e mishit dhe certifikatën e therjes.

“Problemet më të theksuara ishin mungesa e dokumentacionit për origjinën e mishit dhe certifikatën e therjes. Në mish të pa damkosur vulosur, dhe  sasitë tjera të nënprodukteve të mishit të ndaluara në mishtore, kryesisht ishte për mungesë të licencës për përpunim të produkteve të cilat po ashtu i nënshtrohen procesit të trajtimit termik terjes, tharjes, tymosjes. Kushtet teknike sanitare dhe higjienike  të mishtoreve në nivel të përgjithshme ishin të mira. Në disa raste janë  dhënë vërejtje për përmirësim brenda afateve kohore. AUV në ditët në vazhdim do të bëj asgjësimin e gjithë sasisë së ndaluar”, ka thënë Thaçi.

Në fund, ai ka bërë të ditur se tregtimi i mishit do të jetë prioritet në kontrollet në vazhdim në gjithë Kosovën.

Lajme47 minutes ago

Incident në vizitën e Jakup Krasniqit: Dyshohet se pjesëtari i EULEX-it i drejtoi armën familjarit të tij (VIDEO)

Lajme1 hour ago

Funksionari i VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni është stabil!

Lajme1 hour ago

Bekim Sali viziton shkollën “Ismail Qemali” në Cërnilishtë, ndan dhurata për nxënësit

Maqedoni1 hour ago

Jetë me kredi! Qytetarët po zhyten në borxhe, banesat dhe kreditë konsumatore në rritje

Lajme2 hours ago

Ministri Besar Durmishi: Mbështetja e prodhimit vendor dhe krijimi i vendeve të reja të punës mbeten prioritet

Shqipëri2 hours ago

Kategoria Superiore/ Skënderbeu thyen Egnatian, rrogozhinasit humbasin mundësinë për “arratisje” në renditje!

Maqedoni2 hours ago

“Mësimdhënësi sulmoi fëmijët tanë” – prindërit denoncojnë sulm fizik ndaj dy nxënësve në Shkup

Lajme2 hours ago

Agim Islami: 18 vite burg, 18 vite heshtje, 18 vite padrejtësi?!

Kosovë2 hours ago

Skandal në Spitalin e Prizrenit: Gjobitet me 3 mijë euro për certifikatat shëndetësore të lejeve të armëve, mungonin dosjet e kandidatëve

Bota2 hours ago

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Maqedoni3 hours ago

BDI: “Zëvendëskryetar” që nuk ekziston para Komisionerit të Lartë të OSBE-së: VLEN-i e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike

Shqipëri3 hours ago

“S’e kam takuar kurrë personalisht Ballukun”- Binaj i përgjigjet Spiropalit: Ju dhe bashkëshorti keni kërcënuar Administratën Tatimore, shkak…

NA NDIQ NË FACEBOOK