Connect with us

Bota

Autobusi turistik përplaset dhe bie në lumë, raportohet për 20 të vdekur

Publikuar

Një përplasje ballë për ballë mes një autobusi turistik dhe një furgoni të blinduar ka vrarë 20 persona dhe ka plagosur 68 të tjerë në Afrikën e Jugut.

Automjetet u përplasën në një urë autostrade dhe më pas autobusi u rrëzua në lumin poshtë.

“Tre persona u gjetën të vdekur buzë rrugës dhe 16 poshtë buzë lumit. Shumica e viktimave poshtë lumit ishin bllokuar nën autobus”, thanë autoritetet.

Një person ka ndërruar jetë më vonë në spital.

Agjencia e lajmeve AFP raporton se policia po kërkonin gjithashtu lumin që rrjedh përgjatë autostradës “për njerëz që mund të ishin rrëmbyer nga lumi”.

Ky rajon dhe të tjerët në Afrikën e Jugut kanë pësuar rrebeshe të mëdha dhe përmbytje, duke e shtyrë qeverinë të shpallë një fatkeqësi kombëtare.

Identiteti i viktimave të aksidentit ende i paditur.

NA NDIQ NË FACEBOOK