Lajme
Autobusi me nxënës përplaset me një makinë, policia zbardh shkakun dhe detajet e fundit nga ngjarja (Video)

Një aksident rrugor është regjistruar sot në vendin e quajtur “Kthesa e Mimojës” në Librazh. Një autobus me pasagjerë është përplasur me një makinë tip benz. Mësohet se në autobus udhëtonin nxënës nga Librazhdi e Prrenjasi, që do shkonin në ekskursion për Gjirokastër.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të plagosur, sakaq dyshohet se shkak i përplasjes të jetë bërë lagështia në rrugë.


















