Connect with us

Kosovë

Arrestohet personi që gjuajti me armë dhe e publikoi aktin në rrjete sociale

Published

on

Policia ka arritur ta arrestojë personin që dyshohet se gjuajti me armë në Vushtrri dhe e postoi aktin në rrjete sociale.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Kurse, atij i është konfiskuar një pistoletë në cilësi të provës materiale.

Për këtë rast paraprakisht ishte arrestuar edhe një person tjetër. Për këtë rast hetimet po vazhdojnë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vushtrri, 7 shkurt 2023

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, gjatë ditës së sotme kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dytë të dyshuar për shkrepje me armë. Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit pistoletë.

I njëjti, ditë më parë së bashku me një të dyshuar tjetër në rrjete sociale kishin postuar video ku shiheshin duke shkrepur me armë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, hetimet e mëtejme do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

NA NDIQ NË FACEBOOK