Connect with us

SKENA

Amos Zaharia zbulon “prapaskenat” e Big Brother VIP Albania, ja kush është fituesi

Publikuar

Edhe pse është eliminuar nga “Big Brother Vip”, Amos Zaharia vazhdon të jetë aktiv me intervistat dhe deklaratat e tij. Në një intervistë të dhënë sot, aktori ka thënë se “u dorëzua” nga loja kur, sipas tij, e kuptoi se “lufta” e tij për parime nuk po dëgjohej. Ai tha se ka tentuar disa herë të largohet nga shtëpia, por është “ndaluar” nga prodhimi.

“Shkova disa herë në dhomën e rrëfimit dhe thashë “Dua të iki, nuk rri dot më”. Por ka një produksion që të sheh si investim dhe mundohet të të mbajë sa më gjatë”- tha Amos.

Si mik i ngushtë i Olta Gixharit, Amos ka mbetur mjaft i habitur kur pyetjes “Kush do të fitojë”, i është përgjigjur me emrin e Luizit. Megjithatë, arsyetimi i tij ishte fakti se këngëtari ka marrë një popullaritet të madh jashtë vendit.

“Unë besoj se ka folur sovrani, nuk e di se çfarë do të ndodhë më vonë, por me këtë popullaritet të madh që Luizi ka nga publiku, besoj se fiton. Olta ka ndjenja të përziera jashtë”, tha Amos.

Sa i përket marrëdhënies Luiz-Kiara, për të cilën ka qenë skeptik që në fillim, Amos tha se Luiz është i përfshirë në atë marrëdhënie por edhe në lojë.

“Mendoj se lideri (Luizi) është shumë i përfshirë, por ai është dy zogj me një gur, sepse i pëlqen të jetë me Kiarën dhe në të njëjtën kohë nxjerr një anë sentimentale të tij. Për Kiarën nuk jam sigurisht.”

NA NDIQ NË FACEBOOK