Connect with us

Kosovë

Aksident në mesnatë –  Pesë persona të lënduar në Prishtinë

Publikuar

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur pas mesnatës së të dielës në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 00:20 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

NA NDIQ NË FACEBOOK